Projekti “SMS për Prespën – Sporti, Mirëqenia dhe Shëndeti për Prespën” u realizua me qëllim përmirësimin e mirëqenies së të rinjve në zonën e Prespës, duke ndërthurur shëndetin mendor, aktivitetin fizik, natyrën dhe zhvillimin e komunitetit. I zbatuar në bashkëpunim me Bashkinë Pustec dhe Shkollën e Mesme të Bashkuar “Dy Dëshmorët”, projekti promovoi një mënyrë jetese më të shëndetshme, ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në aktivitete sportive dhe komunitare.